Habit Ancelotti: Me Gattuson kemi pasur probleme personale - NACIONALE

Habit Ancelotti: Me Gattuson kemi pasur probleme personale

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Carlo Ancelotti ka folur rreth raportit të tij me ish-mesfushorin që dikur ishte nën urdhrat e tij, Gennaro Gattuso, e që tani është koleg i tij në petkun e trajnerit të Valencias. Trajneri italian ka treguar se si raportet mes të dyve kanë qenë në pikun më të ulët.

Në vigjilje të Superkupës së Spanjës mes Real Madridit dhe Valencias që zhvillohet nesër, prononcimi i Carlo Ancelottit ka ngritur shumë debat në Spanjë. Ai ka folur edhe për një tjetër çështje që nuk kishte të bënte me këtë çmim të fituar. Ancelotti komentoi raportin me Gattuson, që edhe sot nuk është në një stad të pëlqyeshëm.

“Kemi kaluar shumë momente të mira. Kemi pasur probleme personale për të cilat nuk dua të flas. Nga ai Milan që kam stërvitur unë janë prodhuar shumë trajnerë. Secili nga ta me stilin e vet dhe me njohuritë e veta. Gattuso, Inzaghi, Nesta...”, tha ai.

Dikur vetë Gattuso e ka quajtur Ancelottin si një “baba” për të. “Është sikur një baba për mua. E pëlqej tej mase” – thoshte ai.

Zanafilla e përplasjes mes të dyve daton nga viti 2019, gjegjësisht muaji dhjetor i atij vitit. Në atë kohë Gattuso ka marrë vendin e Ancelottit, duke e zëvendësuar si trajner i Napolit. Mëria e Ancelottit mendohet se është krijuar me faktin se Gattuso kishte pranuar kontratën për të qenë në krye të Napolit akoma pa u shkarkuar si trajner i po të njëjtës skuadër.

Një ujdi e tillë ishte marrë si një “thikë pas shpine” nga Ancelotti, i cili e ka konsideruar si njërin prej njerëzve më të afërt ish-mesfushorin përfaqësues italian.

Lajme të ngjashme