Ancelotti: Duam ta fitojmë Superligën Evropiane, jemi gati - NACIONALE

Ancelotti: Duam ta fitojmë Superligën Evropiane, jemi gati

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti thotë se janë të gatshëm që të nisin këtë sezon me trofe, pasi duan Superligën Evropiane.

“Los Blancos” vitin e kaluar ishin të shkëlqyeshëm duke e mbyllur me tre trofe, Superkupën e Spanjës, La Ligan dhe pastaj Ligën e Kampionëve.

Ndërkohë, u përforcuan në këtë afat kalimtar veror duke nënshkruar me Antonio Rudiger si agjent i lirë dhe Aurelien Tchouameni nga Monaco për 80 milionë euro.

Tekniku italian para ndeshjes ndaj Eintracht Frankfurt ka folur për dy prurjet e reja, duke shtuar se shumë shpejtë do të jenë më të mirët në botë për pozitat e tyre.

"Rudiger dhe Tchouameni? Besoj se kemi dy lojtarë që do të bëhen më të mirët në botë në rolet e tyre. Së pari, kualiteti i tyre do ta ngris fizikun dhe fuqinë e skuadrës".

I pyetur për Superkupën Evropiane, Ancelotti nënvizoi se duan ta fitojnë trofeun, por që kanë një disavantazh pasi klubi gjerman i ka nisur stërvitjet më parë.

"Superkupa Evropiane? Kemi disa disavantazhe se Eintracht, që e nisen sezonin më herët, por duam të fitojmë. Do të shohim para dhe jo mbrapa. Fitoret e vitit të kaluar treguan se në çfarë besojmë".

Në fund, Ancelotti shtoi se skuadra është në formë të shkëlqyeshme dhe janë plotësisht të motivuar, sidomos pasi fituan Ligën e Kampionëve.

"Niveli i motivimit? Skuadra është në formë të shkëlqyer tani. Gzimi dhe dëshira që ke pasi ta fitosh Ligën e Kampionëve të mbush, të bën të ndihesh se askush nuk është në vendin tënd, është motivim i fortë".

Real Madrid më 12 gusht do të përballet me Eintracht Frankfurtin, që fitoi Ligën e Evropës në kuadër të Superkupës Evropiane.

Përpos epitetit si mbreti i Evropës, me atë trofe – fituesi e siguron edhe ‘biletën’ për pjesëmarrjen në Kupën e Botës për klube.

Ndërkohë, Real Madrid gjatë fazës parapërgatitore zhvilloi tre ndeshje, duke regjistruar një fitore (ndaj Juventusit), një barazim (Club America) dhe një humbje (Barcelona).

Lajme të ngjashme