Ancelotti: Duam gjashtë trofe, e pamundur të zëvendësohet Benzema
Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelottit thotë se duan të fitojnë gjashtë trofe në edicionin e ardhshëm, derisa theksoi se askush në botë nuk mund ta zëvendësojë Karim Benzeman.
Tekniku italian në konferencë për media, e vlerësoi edicionin e kaluar si më të mirin të karrierës dhe falënderoi lojtarët për arritjet e bëra.
“Po, mendoj që sezoni i kaluar ishte më i miri i imi në karrierë. Nuk kam menaxhuar asnjëherë të fitojë ligën dhe Ligën e Kampionëve. Lojtarët e mi e bënë me kombinim të shpirtit, kualitetit, eksperiencës, entuziastit nga të rinjtë. Për të gjitha arsyet mendoj se kemi arritur të mposhtim klubet më të rëndësishme”.
Tekniku italian theksoi se nuk i interesojnë statistikat, por dëshiron që gjithmonë të fitojë.
"Të fitosh është gjithmonë e veçantë. Nëse fitojmë, jam i lumtur. Nëse humbim, jam i mërzitur. Statistikat nuk janë të rëndësishme, kënaqësia e lojtarëve të mi është".
Pastaj, Ancelotti haptas pranoi se i do të gjashtë trofetë.
"Çdo mundësi që është ne do ta provojmë. Nëse mundemi të fitojmë të gjitha garat, do të provojmë. Nuk e di nëse do t'i fitojmë sepse është vërtet shumë e komplikuar. Por, skuadra është shumë e mirë dhe me shumë besim. Do të garojmë dhe luftojmë".
Ish trajneri i Evertonit bëri me dije se 11-shja qe ka qenë në Ligën e Kampionëve do të luajë nesër nga minuta e parë.
"Nëse jemi këtu është për punën e atyre që kanë fituar Ligën e Kampionëve. Nuk e kemi fituar vetëm me 11 lojtarë, janë ata që do të nisin nesër, ka gjithashtu ata që meritojnë të luajnë, por do ta vendos skuadrën që ka fituar, po".
Ai shtoi se kanë shumë sulmues që mund të luajnë si alternativë e Karim Benzema, por askush në botë nuk mundet ta zëvendësojë francezin.
"Kemi sulmues. Kemi një listë, Karim, Mariano, Hazard, Asensio, Rodrygo... është e qartë kur të mungon sulmuesi më i mirë në botë, ka ndikim te skuadra. Por ta zëvendësosh Karim tani është e pamundur, nuk ka asnjë në botë".
Kujtojmë se përballja mes Realit dhe Eintracht Frankfurtit zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00 për trofeun e Superkupës Evropiane.