Amrabat i thotë ‘PO’ Manchester Unitedit, oferta zyrtare e djajve të kuq vetëm çështje kohe - NACIONALE

Amrabat i thotë ‘PO’ Manchester Unitedit, oferta zyrtare e djajve të kuq vetëm çështje kohe

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli maroken i Fiorentinës, Sofyan Amrabat, raportohet se i ka thënë po një transferimi në Manchester United, me djajtë e kuq që do të çojnë shumë shpejt një ofertë zyrtare, por fillimisht duhet ta largojnë njërin nga mesfushoritë Donny van de Beek apo Fred.

Sipas Fabrizio Romano, reprezentuesi maroken dëshiron të kalojë në Old Trafford. Ai besohet se ka refuzuar ofertat nga klubet e Arabisë Saudite, duke përfshirë një nga Al Ahli, pasi ai e ka vendosur zemrën në një sfidë të re me gjigantët e Premierligës.

Amrabat

Unitedi ende nuk ka paraqitur një ofertë zyrtare për Amrabat te Fiorentina. Megjithatë, ata do ta dërgojnë atë së shpejti pasi Fred ose Donny van de Beek të largohen nga klubi. Ndërsa Fred ka qenë në shënjestër nga Fulham dhe AS Roma e Jose Mourinhos, klubi spanjoll Real Sociedad thuhet se po shikon një marrëveshje huazimi për mesfushorin holandez Van de Beek.

Donny van de Beek 2023-24

Fiorentina mund të kërkojë afër 35 milionë euro për yllin e tyre Amrabat. Kjo ishte shifra e paraqitur më herët në korrik kur fillimisht 26-vjeçari tha klubit italian dëshirën e tij për t'u larguar.

Trajneri Erik ten Hag shpreson se kjo marrëveshje mes dy palëve do të përfundojë para se të nisë kampionati në Premierligë për skuadrën e tij, më 14 gusht kundër Wolverhapton Wanderers.

Lajme të ngjashme