Amorim: Manchester Unitedi është skuadër më e mirë me Rashford
Trajneri i Manchester Unitedit, Ruben Amorim, ka thënë se skuadra e tij është më e mirë me Marcus Rashford.
Kjo deklaratë e trajnerit vjen, pasi sulmuesi anglez tha se mund të largohet nga Old Trafford.
Reprezentuesi anglez, 27 vjeç, tha të martën se ishte "gati për një sfidë të re dhe hapat e ardhshëm" në karrierën e tij.
Kjo erdhi dy ditë pasi Rashford u la jashtë për fitoren e United në derbin kundër Manchester City në Etihad Stadium.
Fillimi i fundit i Rashford në Premierligë erdhi në një fitore 4:0 kundër Everton më 1 dhjetor, kur ai shënoi dy herë.
Amorim sugjeroi që klubi dëshiron që sulmuesi - i cili erdhi nga radhët e të rinjve të United - të qëndrojë, duke thënë: "Unë nuk flas për të ardhmen, ne flasim për të tashmen. Ky lloj klubi ka nevojë për talent të madh dhe ai është një talent i madh, kështu që ai duhet vetëm të performojë në nivelin më të lartë dhe ky është fokusi im. Unë thjesht dua të ndihmoj Marcusin”.
I pyetur për dëshirën e Rashford për një "sfidë të re", Amorim tha: "Mendoj se është e drejtë. Kemi këtu një sfidë të re, është një sfidë e vështirë. Për mua është sfida më e madhe në futboll sepse jemi në një situatë të vështirë dhe tashmë e kam thënë se ky është një nga klubet më të mëdha në botë. Unë me të vërtetë shpresoj që të gjithë lojtarët e mi të jenë gati për këtë sfidë të re”.
Amorim shtoi se klubi do të "provojë gjëra të ndryshme" për të ndihmuar Rashford të gjejë "nivelet më të mira që ka treguar në të kaluarën".
United do të përballet me Tottenhamin në çerekfinalen e EFL Kupës të enjten.
Amorim refuzoi të konfirmonte nëse Rashford ose anësori Alejandro Garnacho, i cili gjithashtu u la jashtë skuadrës për t'u përballur me Cityn - do të luanin kundër Spurs.
“Ne kemi edhe një seancë stërvitore, por është e njëjta situatë [për] të gjithë lojtarët e tjerë. Nëse ata stërviten mirë, atëherë unë duhet të bëj një zgjedhje. Do të shohim në fund të stërvitjes", tha Amorim.