Alvesi mbetet në burg, cilësohet si rast i rrezikshëm për ikje - NACIONALE

Alvesi mbetet në burg, cilësohet si rast i rrezikshëm për ikje

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përfaqësuesit të Brazilit, Dani Alves, i është hedhur poshtë kërkesa për lirim me kusht dhe ai do të mbetet në paraburgim derisa të vazhdojnë hetimet ndaj tij nën dyshimin për sulm seksual ndaj një gruaje, njoftoi gjykata spanjolle të martën.

Ekipi mbrojtës i Alvesit kishte bërë kërkesë për lirim me kusht më 30 janar për ish-mbrojtësin anësor të Barcelonës, i cili ishte arrestuar më 20 janar.

Megjithatë, gjykatësi i rastit vlerësoi se ekziston rreziku potencial qe Alvesi të ikë për shkak të mjeteve të tij financiare dhe faktit se ai ka shtetësi braziliane.

Brazili nuk ka marrëveshje ekstradimi me Spanjën.

Alves, 39 vjeç, akuzohet se e sulmoi seksualisht një grua në një klub nate në Barcelonë më 30 dhjetor.

Hetimi fillestar ndaj tij nisi në fillim të janarit, por ai u arrestua më 20 janar vetëm pasi gjykatësi i kishte dëgjuar deklaratat e tij dhe të viktimës.

Mbrojtësi anësor e ka pranuar se kishte qenë në një klub nate të quajtur Sutton në fund të muajit të kaluar, kur dyshohet se ndodhi sulm seksual për të cilin po mbahet në paraburgim.

Hetimet ndaj tij po vazhdojnë dhe ende nuk ka ndonjë datë se kur do të fillojë gjykimi ndaj tij.

Alves, i cili i ka mohuar akuzat, ishte kthyer në Spanjë nga Meksika, ku luante për klubin Pumas UNAM. Klubi meksikan ia ka ndërprerë kontratës atij pasi u arrestua për këto akuza.

Alvesi ka qenë pjesë edhe e Sevillës, Juventusit dhe Paris Saint-Germainit. Por ai mbahet në mend më së shumti për kohën përkrah Lionel Messit në Barcelonë, ku e fitoi Ligën e Kampionëve tri herë dhe shumë titujt në La Liga nga viti 2008 deri më 2016.

Lajme të ngjashme