Altin Zeqiri fantastik, shënon dygolësh ndaj Antalyaspor - NACIONALE

Altin Zeqiri fantastik, shënon dygolësh ndaj Antalyaspor

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi Altin Zeqiri është duke vazhduar me formën fantastike në Superligën e Turqisë, ndërsa ka shënuar dy gola ndaj Antalyaspor.

Kosovari realizoi nga një gol në secilën pjesë , me Rizespor që po shkon drejt pikëve të plota.

Fillimisht, Zeqiri realizoi nga afërsia pas një asistimi perfekt të Olaywoyin (33’).

Ndërsa, për golin e dytë u përkujdes ta shënonte me një finalizim të mrekullueshëm (60’).

Zeqiri tani ka shkuar në kuotën e pesë golave në Turqi, ku është bërë ndër më të rëndësishmit te Rizespori.

Lajme të ngjashme