Allegri: Pogba vështirë të kthehet para janarit, do mundohemi ta ndalim treshen e PSG-së - NACIONALE

Allegri: Pogba vështirë të kthehet para janarit, do mundohemi ta ndalim treshen e PSG-së

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri pranon se Paul Pogba nuk do të kthehet para janarit dhe shpjegon se si Zonja e Vjetër do të përballet me Kylian Mbappé, Neymar dhe Leo Messi, në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Bardhezinjtë do të vizitojnë Paris Saint-Germainin në ndeshjen hapëse të Grupit H të Ligës së Kampionëve që zhvillohet sot.

Gjiganti italian në këtë ndeshje ka udhëtuar pa dy të ardhurit në afatin kalimtar veror, Angel Di Maria i lënduar dhe Paul Pogba i detyruar që t’i nënshtrohet një operacioni në menisk, pasi që metoda konservatore nuk funksionoi.

Mesfushori francez ishte stërvitur në fushë në dy ditët e fundit, dhe aty bashkë me stafin vendosën që operacioni është i pashmangshëm.

Paul Pogba returns to training with Juventus - Football Today

“Është e vështirë ta shohësh atë përpara janarit”, tha Allegri në konferencën për shtyp.

“Më pëlqen të jem realist dhe tani duhet të mendojmë për Ligën e Kampionëve dhe më pas Salernitana. Nuk mund ta di se a do të luaj ai në Kampionat Botëror dhe nuk është problem i imi ai. Unë e di që ai do të jetë në skuadrën time në Janar dhe kjo më mjafton”, tha tutje trajneri italian.

Në pyetjen që iu drejtua se a është kohë e humbur që nuk u operua Pogba me kohë, Allegri tha nuk ia vlen të kthehesh prapa në kohë.

“Është e kotë të shikosh nga mbrapa”, tha Allegri. “Kur merret një vendim, merret sepse mendon se është i duhuri dhe kurrë nuk i dihet se si shkojnë situatat. Tani duhet të fokusohemi te ndeshja”.

Angel Di Maria është lojtari tjetër me emër që nuk është në skuadrën e zonjës së vjetër. Ai ishte rikthyer nga një dëmtim në ije të shtunën, duke luajtur në pjesën e parë kundër Fiorentinës.

“Di Maria luajti të shtunën dhe mendova se duhet ta leja të pushonte për këtë ndeshje. Kemi shumë ndeshje në vazhdim dhe do ishte e kotë ta rrezikoja”, shpjegoi Allegri.

Di Maria is desperate to face PSGJuvefc.com

“Të martën fillojmë fazën e grupeve, na duhen 10 pikë për t’u kualifikuar. Ne përballemi me një ekip të jashtëzakonshëm, favoritin nr. 1 për të fituar [Ligën e Kampionëve]. Objektivi ynë është të jemi në nivelin e tyre, Juventus do të luajë një lojë të shkëlqyer teknikisht, do të jetë një ndeshje argëtuese.

“Duhet të punojmë dhe të përmirësohemi. Nuk fitohen titujt menjëherë, duhet kohë dhe siç e thashë punë.”

“Nesër kthehen Bonucci, Rabiot dhe Vlahovic. Perin do të fillojë. Këta të katër me siguri do të jenë në fushë. Më duhet të vendos për të tjerët. Më duhet të vlerësoj Alex Sandro dhe Paredes”.

Allegri tha të dielën se Juventusi duhet të jetë realist dhe se kundërshtari i tyre i drejtpërdrejtë në grup është Benfica.

“Nuk thashë se nuk dua të fitoj [kundër PSG]”, sqaroi Allegri.

“Nesër do të përballemi me një skuadër të fortë dhe do të jetë vendimtare të luajmë mirë me topin. Ata kanë aq shumë teknikë sa duhet të punojmë mirë.

PSG penalty taker: Will Kylian Mbappe, Neymar or Lionel Messi take spot-kicks this season? | Sporting News United Kingdom

“Neymar, Mbappé dhe Messi janë aq të fortë sa e gjejnë pozicionin lehtësisht. Ne duhet të jemi në gjendje t'i ndalojmë ata kur nuk e kemi topin, por edhe kur e kemi atë do ta bëjmë."

Juventusi është përballur me eliminimin nga raundi i 16-të i Ligës së Kampionëve në tre vitet e fundit. Ata arritën në finale dy herë gjatë periudhës së parë të Allegrit në klub, në 2015 dhe 2017, duke humbur respektivisht ndaj Barcelonës dhe Real Madridit.

Herën e fundit që ata e ngritën kupën me veshë të mëdhenj ishte në vitin 1996, me Marcello Lippin në krye.

Lajme të ngjashme