Paul Pogba rrezikon Kupën e Botës, duhet të operohet - NACIONALE

Paul Pogba rrezikon Kupën e Botës, duhet të operohet

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mesfushori i Juventusit, Paul Pogba do të duhet të operohet për një shërim, pasi trajtimi që disa javë nuk ka funksionuar.

Francezi u stërvit në fushë dje dhe sot, por rezultatet e trajtimit që ka marrë për një muaj nuk ka qenë e kënaqshme, prandaj "Zonja e Vjetër" ka vendosur të shkojë për operimin.

"Sky Sport Italia", "Gazzetta" dhe "Sportmediaset", tani raportojnë se ish ylli i Manchester United do të operohet.

Sipas tyre, Pogba do të jetë jashtë fushës për gjashtë javë, sidoqoftë Juventusi ende nuk e ka konfirmuar datën e rikthimit.

Pogba ishte përjashtuar për pesë javë në fillim të muajit, por Juventus dhe lojtari zgjodhën një trajtim konservativ që nuk funksionoi.

Pogba u rikthye në Juventus në një transferim të lirë nga Manchester United këtë verë, por ende nuk ka bërë debutimin e tij të 'dytë' me Zonjën e Vjetër.

Kështu në rast që konfirmohet kjo mungesë e madhe, Pogba do të rrezikojë të mos ftohet fare nga Kombëtarja e Francës për ndeshjet e Kupës së Botës, që do të zhvillohet pas dy muajve.

Operacionin veçse e ka konfirmuar edhe trajneri Massimiliano Allegri, që tregoi në konferencë për shtyp se Pogba pritet të rikthehet në janar.

“Këtë mëngjes Pogba u stërvit për herë të dytë dhe u ndal dhe vendosi t'i nënshtrohej një operacioni. Realisht do ta rikthejmë në janar”, deklaroi shkurtimisht ai.

Rikthimi i dytë te Juventus

Në verën e vitit 2020, Pogba vendosi të rikthehet te Juventus sërish si agjent i lirë pas largimit nga Manchester United.

Pas një kohë të gjatë te “Djajtë e Kuq”, francezi dhe klubi anglez nuk gjetën gjuhën e përbashkët për rinovimin e kontratës andaj u largua falas, duke nënshkruar për Juven.

Pogba nënshkroi për katër vitet e ardhshme dhe tani mbetet të shihet se kur do të debutojë për herë të dytë në fanellën e ‘Bianconerëve’.

Lajme të ngjashme