Allegri: Duhet të jemi gati për zëvendësimin e De Ligt - NACIONALE

Allegri: Duhet të jemi gati për zëvendësimin e De Ligt

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se skuadra e tij duhet të jetë e gatshme në rast të largimit të Matthijs de Ligt në këtë afat kalimtar veror, për ta zëvendësuar me një lojtar ideal.

Për mbrojtësin holandez, interesim të madh ka shfaqur Chelsea dhe Bayern Munich të cilat veçse kanë filluar bisedimet me palë.

Edhe pse interesimi është i madh dhe takimet fillestare mes kryesive të klubeve kanë ndodhur, Allegri është optimist se De Ligt do të qëndrojë, duke iu thënë mediave në intervista se ‘Është ende lojtar i Juventusit’.

Megjithatë, bisedimet kanë nisur dhe vështirë që do të ketë përfundim tjetër përpos largimin e mbrojtësit te kampioni gjerman, Bayern Munich, të cilët e duan me çdo kusht në skuadër.

Çfarë tha Allegri për De Ligt?

“Ai është lojtar i Juventusit ende. Në futboll mund të ndodh gjithçka, nëse ai dëshiron të ikë dhe ne duhet të bëhemi gati ta zëvendësojmë.”

Për dëshirën e largimit të 22-vjeçarit, më parë kishte folur edhe drejtori ekzekutiv i Juventusit, Maurizio Arrivabene.

“Sot për sot, lojtarët që duan largimin nuk mund t’i mbajmë me zor, është e pamundur. Nuk është gjithçka te paraja, si të paguhet ti thuash shko, ka edhe gjëra tjera. Është vështirë të mbahen lojtarët me zor, por në tavolinën e bisedimeve të gjitha palët duhet të jenë të kënaqura.”

Edhe skuadra londineze, Chelsea e ka vendosur si qëllim kryesor mbrojtësin, por sidoqoftë vetëm skuadra bavareze ka filluar bisedimet zyrtare për lojtarin, me drejtorin e kësaj të fundit që tha se jemi optimist për këtë lëvizje.

Hasan Salihamidzic: “Ne jemi shumë optimist për këtë lëvizje, shpresojmë të përfundojmë sa më parë.”

Lajme të ngjashme