Alisson shpreson se Salah do të rinovojë kontratën me Liverpoolin
Portieri i Liverpoolit, Alisson, shpreson se bashkëlojtari i tij, Mohamed Salah, të mbetet në klub edhe përtej sezonit të ardhshëm.
Salah bëhet lojtar i lirë në qershor 2025 dhe së fundmi tregoi se ai nuk kishte marrë një ofertë të mëparshme nga Liverpool për të vazhduar në klub, duke deklaruar se ai ishte "më shumë afër largimit sesa qendrimit".
"Ne të gjithë duam që ai të rinovojë kontratën e tij, të qëndrojë në klub," tha Alisson për Salah pas fitores 1:0 të së martës në Ligën e Kampionëve në Girona.
“Unë dua më të mirën për klubin dhe më të mirën për të”.
Salah, 32 vjeç, është në sezonin e tij të shtatë me Liverpoolin dhe ka qenë mbresëlënës këtë sezon, duke shënuar 16 gola dhe duke dhënë 12 asistime në 22 ndeshje.
Alisson ka thënë se beson se thashethemet në lidhje me të ardhmen e Salah nuk po ndikojnë në paraqitjet e lojtarit.
“Ai është shumë i qetë”, tha portieri brazilian. "Ai duket se nuk lejon që kjo lloj situate të ndikojë tek ai. Ai është shumë i fokusuar mendërisht në qëllimet e tij."
Ishte penalltia e Salah në Girona që i lejoi Liverpoolin të mbante një rekord 100% në Ligë të Kampionëve me gjashtë fitore nga gjashtë ndeshje.
“Gjëja e rëndësishme është që ne të vazhdojmë të bëjmë atë që po bëjmë”, tha Alisson. "Ne nuk luajtëm një lojë të shkëlqyer kundër Gironas. Ne e dimë se mund të kishim bërë më mirë, por mjaftoi për të marrë tre pikë dhe për të vazhduar serinë e fitoreve. Ne e dimë se sa e rëndësishme është të përfundosh në mesin e tetë më të mirëve në Ligën e Kampionëve. Ne ishim shumë të përqendruar në këtë qëllim."
Liverpool kryeson renditjen e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe tashmë ka garantuar një vend në playoff. Alisson gjithashtu kishte arsye për të festuar të martën pasi u rikthye për të luajtur për herë të parë që kur pësoi një dëmtim në muskul në fillim të tetorit.
“Fokusi im ishte të kthehesha 100%,” tha ai. "Dua të kem vazhdimësi përpara se të fillojmë fazën kyçe të sezonit. Kemi ndeshje të rëndësishme përpara nesh. E rëndësishme është që të jemi mirë për momentin vendimtar të Premierligës në janar dhe të jem në maksimumin tim."