Alexander-Arnold i interesuar për kalimin te Real Madridi
Mbrojtësi Trent Alexander-Arnold është i interesuar për të kaluar te gjiganti evropian Real Madrid.
Ylli i Liverpoolit është ndër lojtarët që “Los Blancos” e pëlqejnë për krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa tani kanë nisur negociatat konkrete.
“BILD” raporton se gjiganti madrilen ka muaj që po bisedon me Alexander-Arnoldin, i cili gjithashtu është i interesuar për kalimin në “Santiago Bernabeu”.
Anglezi tërë karrierën e ka kaluar te Liverpooli, mirëpo kontrata aktuale i skadon në vitin 2025, ndërsa ende nuk ka nisur negociatat për rinovimin e kontratës.
Real Madrid is getting concret with Trent Alexander-Arnold (25)
— Christian Falk (@cfbayern) July 16, 2024
❇️ Arnold has contract til 2025, no contract extension at Liverpool yet
❇️ The Player is interested, there is contact since month
Në rast që e njëjta situatë vazhdon në javët në vijim, Reali mund të tentojë ta blejë për një “çmim të arsyeshëm” duke përfituar nga kontrata e tij.
Tani, mbetet për t’u parë nëse Reali do të arrijë ta shtojë edhe një tjetër yll në skuadër ku të martën e prezantuan Kylian Mbappen para plot 80 mijë tifozëve.
Reali ndër të tjera po punon edhe në afrimin e Leny Yoros së Lille dhe Alphonso Davies nga Bayern Munichu.