Albion Rrahmani pas dygolëshit: Dua ta fitoj titullin - NACIONALE

Albion Rrahmani pas dygolëshit: Dua ta fitoj titullin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi kosovar Albion Rrahmani thotë se synon ta fitojë titullin kampion në Superligën e Rumanisë me Rapid Bukureshtin.

Ish ylli i Ballkanit realizoi dygolësh në fitoren 4:1 ndaj Uta Arad, për ta ngritur skuadrën në pozitën e dytë në tabelë pavarësisht që mbesin pak larg nga lideri FCSB.

Mirëpo, Rrahmani s’është dorëzuar aspak në garën për titull dhe për “Digi Sport” ka deklaruar se tani synon ta fiton titullin kampion në Rumani.

“Shpresoj që të shënoj më shumë gola. Dua që ta fitoj titullin. Do të shohim nëse do të shënoj 20 gola apo jo. Pasi ishim 2:0 u qetësuam, ata bën një gabim dhe ne shënuam. Është e rëndësishme që të luftojmë deri në fund”.

Pas rezultat 3:1, kundërshtari ra. Mbështetësit na ndihmuan shumë, janë lojtari i 12-të. Unë luaj për ta”, deklaroi ai.

Rrahmani tani ka shënuar 11 gola në Superligën e Rumanisë, duke qenë golashënuesi i pestë në kampionat, tre gola prapa liderit Olaru që prinë me 14 sosh.

Ndërkohë, Rapid renditet në pozitën e dytë në tabelë me 51 pikë, shtatë pikë prapa liderit aktual FCSB.

Lajme të ngjashme