Alba: Hoqa dorë nga oferta më të mira për të luajtur me Messin te Inter Miami
Mbrojtësi i majtë i ri i Inter Miamit, Jordi Alba, ka thënë se ka pasur oferta më të majme në tavolinë, por zgjodhi skuadrën amerikane mbi paratë, për t’u bashkuar me ish-bashkëlojtarët e tij te Barcelona, Lionel Messin dhe Sergio Busquetsin.
“Pavarësisht ofertave që kisha për më shumë para, prioriteti për mua ishte të ndihesha i rëndësishëm”, tha Alba gjatë ceremonisë zyrtare të zbulimit të tij në stadiumin DRV PNK. "Unë mendoj se kam marrë vendimin e duhur. Ky është klubi që u përpoq më shumë për të më marrë mua."
Kuptohet, 34-vjeçari, i cili ishte kapiten i Spanjës për një titull në Ligën e Kombeve në fillim të kësaj vere dhe është shtatë paraqitje larg 100 ndeshjeve ndërkombëtare, ishte i emocionuar që u kthye duke luajtur me dy ish-shokët e tij te Barcelona, Lionel Messi dhe Sergio Busquets, si dhe Martino, ish-trajneri i tij në Spotify Camp Nou.

"Jam shumë i lumtur që bashkohem me Leon dhe Busin këtu në Inter Miami. Jo vetëm ne të tre si lojtarë, por ka një grup lojtarësh që janë gjithashtu shumë të mirë që do të na ndihmojnë ne dhe ne ata që të fitojmë të gjitha ndeshjet që ne luajmë”, tha Alba, i cili ka vetëm disa seanca stërvitore që nga nisja e parasezonit dhe kështu mund të shohë minuta të kufizuara - nëse do të ketë ndonjë - në ndeshjen e raundit të 1/16 të Kupës së Ligës të Miamit kundër rivalëve Orlando City të mërkurën.
"Ne e njohim Gerardo Martinon, ai na njeh ne. Unë jam një lojtar shumë konkurrues dhe ky projekt është shumë i njohur. Kjo është arsyeja pse vendosa të vij këtu. Unë jam këtu vetëm qe tre ose katër ditë, por ndjehem sikur të kem qenë këtu gjithë jetës”.

Ardhja e Albas në Shtetet e Bashkuara erdhi pak më vonë se Messi dhe Busquets për shkak të lindjes së djalit të tij, Paolo, muajin e kaluar dhe pritjes për kompletimin e dokumentacionit të vizave.
Ai la të kuptohej se mund të jetë ende në gjendje të kontribuojë kundër Orlandos, pasi ai po stërvitej shumë i vetëm për disa javë në Barcelonë përpara se të kalonte Atlantikun.
"Unë ndihem mirë fizikisht, por më duhet të përshtatem me motin. Është e rëndësishme," tha Alba ndër të tjera.

