Zyrtare: Jordi Alba i bashkohet Leo Messit dhe Sergio Busquetsit te Inter Miami - NACIONALE

Zyrtare: Jordi Alba i bashkohet Leo Messit dhe Sergio Busquetsit te Inter Miami

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Inter Miami ka kompletuar edhe zyrtarisht transferimin e mbrojtësit Jordi Alba.

34-vjeçari papritmas njoftoi largimin nga Barcelona pas plot 11 viteve, me dëshirën për të provuar një aventurë të re.

Deri vonë, Alba ishte lidhur me kalimin në Arabinë Saudite, por pastaj vendosi të kalojë te Inter Miami, skuadër kjo që tani e ka zyrtarizuar.

Një tjetër legjendë i bashkohet Inter Miamit. Mirë se vjen në MLS, Jordi Alba”, shkroi liga amerikane në një komunikatë në “Twitter”.

Kështu, Alba do të ribashkohet me Messin dhe Busquetsin, lojtarë të cilët zhvilluan stërvitjen e parë te klubi i ri të martën.

Në karrierën e tij te Barcelona, Alba ka zhvilluar plot 459 paraqitje duke fituar gjashtë herë La Liga-n dhe një herë Ligën e Kampionëve.

Alba pritet të debutojë menjëherë së bashku me Messin në ndeshjen e ligës, kundër Cruz Azul.

Lajme të ngjashme