Alarmohet Arsenali, Juve e Barcelona e duan Thomas Partyen
Juventusi duhet të përballet me Barcelonën për të siguruar shërbimet e mesfushorit të Arsenalit Thomas Partey.
Blaugranasit raportohet se i janë bashkuar garës për Partey, i cili do të bëhet agjent i lirë në verën e vitit 2025, me kontratën aktuale që i skadon më 30 qershor
Në atë kohë, mesfushori do të mbushë 32 vjeç prandaj edhe thuhet se Arsenali ende nuk ka arritur marrëveshje për t’ia rinvouar kontratën.
“Topçinjtë” paguan 50 milionë euro për lojtarin nga Gana në tetorin e vitit 2020 dhe që atëherë ka zhvilluar 152 paraqitje në të gjitha garat, ku kontribuoi me tetë gola e shtatë asistime në proces.
Juventusi që një kohë të gjatë e ka vëzhguar lojtarin si dhe tentoi ta merrte vitin e kaluar, por që Arsenali refuzoi ta shiste meqenëse nuk po gjente ndonjë alternativë.
Barcelona përndryshe e sheh Partey si adekuati për mesfushë në rast që Frenkie de Jong nuk rinovon kontratën dhe arrijnë ta shesin holandezin në verë.
Ndërkohë, mbetet e paqartë nëse Arsenali do të provojë t’ia rinovojë kontratën së paku edhe për dy vite apo janë pajtuar me largimin e këtij të fundit si agjent i lirë në verën e 2025.