Al Nassr i dërgon mesazh Cristiano Ronaldon për kalimin te Arabia Saudite - NACIONALE

Al Nassr i dërgon mesazh Cristiano Ronaldon për kalimin te Arabia Saudite

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Rudi Garcia beson se mund të nxjerrë më të mirën nga Cristiano Ronaldo, derisa zbuloi se ishte shumë pranë që t'i bashkohej Manchester Unitedit vitin e kaluar.

Ronaldo është pa klubi pasi u largua nga "Djajtë e Kuq" dhe vazhdon të jetë i lidhur me kalimin te Al Nassr, pasi një ofertë e pabesueshme u realizua.

Vetë portugezi ka mohuar raportimet për një marrëveshje të arritur, por ka ofertën në tavolinë në vlerë 400 milionë funte.

Garcia nga ana tjetër, ka bërë të ditur se dëshiron të punojë me 37-vjeçarin, andaj shpreson që një marrëveshje të arrihet. Përpos kësaj, ai tregoi se ishte pranë ta zëvendësonte Ole Gunnar Solskjaer në "Old Trafford" vitin e kaluar.

"Mendoj se secili trajner do të ishte i lumtur të trajnonte yje si Cristiano dhe në nëntorin e vitit 2021 isha pranë që të shkoja te United".

"Ata zgjodhën Ralf Rangnick, por unë u takova dy herë me John Murtough dhe Darren Fletcher".

"Isha shumë pranë që ta trajnoja klubin dhe isha shumë i motivuar për të shkuar, kush nuk do të ishte i motivuar ta trajnonte Unitedin? Secili trajner. Interesimi i thjesht i United më ka lejuar të kem ambicie mbi të ardhmen".

"Gjithmonë kam menduar se lojtarët e mëdhenj janë më të lehtë për t'i menaxhuar sepse janë shumë inteligjent, e kam vërejtur këtë me Francesco Tottin te Roma".

I pyetur nëse kishte ndonjë marrëveshje verbale që t'i bashkohet Al Nassr, Ronaldo javën e kaluar deklaroi: "Jo, nuk është e vërtetë".

Lajme të ngjashme