Ronaldo një hap larg Arabisë për 500 mln euro, pasi s’e mori asnjë ofertë në Evropë - NACIONALE

Ronaldo një hap larg Arabisë për 500 mln euro, pasi s’e mori asnjë ofertë në Evropë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Cristiano Ronaldo është një hap larg kalimit te Al-Nassr, klubi nga Arabia Saudite, pasi nuk e ka marrë asnjë ofertë nga klubet evropiane.

Ronaldo është në kërkim të një klubi të ri, pasi Unitedi vendosi t’ia ndërpresë kontratën para kohe si kundërpërgjigje ndaj intervistës së tij kontroverse me gazetarin britanik Piers Morgan në fillim të këtij muaji.

Sulmuesi portugez, 37 vjeç, bëri trysni për t’u larguar nga Old Trafford edhe në verë dhe menaxheri i tij Jorge Mendes i ishte afruar Bayernit për të biseduar për një marrëveshje të mundshme atëherë. Por klubi gjerman e refuzoi dy herë atë, në verë dhe tani.

Oferta e klubit saudit është tejet joshëse dhe do ta bënte Ronaldon lojtarin më të paguar në historinë e futbollit me 500 milionë euro për dy vite e gjysmë.

Cristiano Ronaldo është vetëm një hap larg Al-Nassr. Ai do t’i fitojë 500 milionë euro gjatë 30 muajve. Klubi nga Arabia Saudite është i bindur se do të finalizohet marrëveshje në ditët në vijim. CR7 priti për ndonjë ofertë nga klubet e mëdha evropiane, por nuk e ka marrë asnjë deri tani, prandaj mund ta pranojë ofertën e Al-Nassr”, sipas gazetarit italian Nicolo Schira.

Përfundimi i hidhur i historisë së dytë me Manchester Unitedin

Ronaldo u kthye te djajtë e kuq për një histori të dytë, kur kaloi nga Juventus në vitin 2021, por kjo lidhje nuk zgjati shumë.

Intervista te Piers Morgan bëri që çdo raport të prishej mes dy palëve, ku Ronaldo akuzoi tani ish-klubin e tij për tradhti.

Fillimisht gjiganti anglez lëshoi komunikatë se do të merren masa në lidhje me rastin, pa cekur saktësisht se cilat masa do të merren.

Vendimi për prishjen e kontratës erdhi shumë shpejt, teksa 37-vjeçari ishte në grumbullim me Portugalinë, në prag të nisjes së kampanjës në Kupën e Botës.

"Cristiano Ronaldo do të largohet nga Manchester United me marrëveshje të përbashkët. Klubi e falënderon për kontributin në ‘Old Trafford’, ku shënoi 145 gola në 346 paraqitje dhe i uron atij dhe familjes së tij më të mirën në të ardhmen. Të gjithë te Manchester United mbesin të fokusuar në progresin e skuadrës nën urdhrat e Ten hag dhe të punojnë se bashku për të pasur sukses në fushë", u tha në komunikatën zyrtare të lëshuar nga klubi.

Edhe Ronaldo shkroi, duke treguar se dashuria për klubin ku u ngrit në karrierë nuk do të përfundojë kurrë.

Pas disa bisedimeve që kam pasur me Manchester Unitedin, kemi arritur në përfundim të përbashkët që ta shkëpusim kontratës. I dua Manchester Unitedin dhe tifozët. Kjo gjë nuk do të ndryshojë kurrë. Duket momenti i duhur për të kërkuar një sfidë të re. Ia uroj gjitha të mirat Manchester Unitedit”, tha Ronaldo.

Lajme të ngjashme