Al Khealifi thotë se ka marrëveshje me Mbappen, e "godet" edhe Leo Messin - NACIONALE

Al Khealifi thotë se ka marrëveshje me Mbappen, e "godet" edhe Leo Messin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Presidenti i Paris Saint-Germain Nasser Al Khealifi thotë se ka marrëveshje me Kylian Mbappen, derisa iu kundërpërgjigj edhe kritikave të Leo Messit.

Mbappe sërish është në “qendrën e vëmendjes” me spekulimet që e lidhin me Real Madrid, por PSG shpreson që ai të qëndrojë.

Al Khealifi për “RMC Sport” ka deklaruar se Mbappe është qendra e projektit dhe shpreson që të qëndrojë, duke shtuar se kanë një marrëveshje me lojtarin në prapaskena.

“Dua që Kylian Mbappe të qëndrojë te PSG-ja, kjo është e qartë. Është lojtari më i mirë në botë dhe gjëja më e mirë për të është PSG-ja”.

“Marrëveshja? Është mes nesh, nuk dua të zbuloj çfarë është marrëveshja, por ka marrëveshje. Nuk dua të flas për para, ose sa vlen. Kemi një marrëveshje si zotëri, marrëveshja jonë s’ka të bëjë me para”.

Është ndërmjet lojtarit dhe presidentit të klubit, drejtorit sportiv dhe trajnerit. Është më shumë se një marrëveshje e nënshkruar”.

“A ka ultimatum? Është mes nesh, ndoshta ka. Ka shumë ndeshje të rëndësishme, dua t’iu kërkoj të gjithëve që të na lini të qetë. I besoj atij, ai nuk e lëndon asnjëherë klubin. Është pjesë e familjes dhe dua ta mbroj, si gjithë të tjerët”.

Sa i përket kritikave të Leo Messit, Al Khealifi shtoi se argjentinasi nuk duhet të flet pasi është larguar sepse po tregon mosrespekt.

Nuk ishte lehtë për të, këtu ishte Kylian, Neymar... Kam respekt të madh për të, por kur dikush nuk flet mirë pasi largohet nga klubi, nuk është mirë”.

Është çështje respekti. Nuk është djalë i keq, por Messi ose kushdo tjetër që të flet pasi u largua nuk është mirë”.

Lajme të ngjashme