Aktivisti i ngrohjes globale që e lidhi veten për shtylle, dënohet me burg - NACIONALE

Aktivisti i ngrohjes globale që e lidhi veten për shtylle, dënohet me burg

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Aktivisti i ngrohjes globale, Louis McKechnie, i cili lidhi veten për shtyllën vertikale në Goodison Park gjatë ndeshjes Everton – Newcastle United, është dënuar me gjashtë javë burg si dhe 57 euro për hyrje në fushë.

Louis McKechnie është shpallur fajtor për shkelje të rëndë dhe hyrje në fushë dhe është dënuar me gjashtë javë burg pas një incidenti në Goodison Park në mars të këtij viti.

Louis McKechnie

21-vjeçari vrapoi në fushë dhe përdori një zinxhir për t'u lidhur për shtyllën vertikale gjatë ndeshjes së Evertonit në Premierligë kundër Newcastle Unitedit.

McKechnie po protestonte për grupin e rezistencës civile "ndalojini karburantet". i cili grup dëshiron që qeveria t'i japë fund përdorimit të lëndëve djegëse fosile dhe i tha gjykatës se shpresonte që veprimet e tij të ndihmonin.

Ndeshja që ai synoi u zgjodh sepse Everton po luante me Newcastle - një ekip futbolli i sponsorizuar nga kompania e naftës Saudi Aramco, tha ai në gjykatë.

Ai në gjykatë tha: "Shpresojmë se ndërgjegjësimi publik do të sjellë veprime publike, të cilat në fakt, nëse mund ta bëjmë qeverinë të na dëgjojë, mund të shpëtojë shumë jetë."

Insulate Britain protester who blocked M25 would do it again | Watford Observer

Avokatja e McKechnie, Laura O’Brien, tha se klienti i tij po i përgjigjej emergjencës klimatike dhe se ai besonte se rrugët demokratike po dështonin ta zgjidhnin këtë problem.

Aktivisti i ngrohjes globale ishte i njohur për gjykatën, pasi më parë kishte shkelje tjera të rënda si dhe pengim i qëllimshëm të rrugës, në një garë të Formula 1.

Weymouth man charged following track invasion at British Grand Prix | Dorset Echo

"Nuk kam asnjë dyshim nga ato që më keni thënë se jeni të apasionuar pas kauzës suaj," tha gjykatësi i qarkut Wendy Lloyd. “Jo shumë i apasionuar pas futbollit, me sa duket”.

Gjykatësja në vazhdim tha se veprimet e tij ishin "të pamatur" dhe "potencialisht shumë të rrezikshme".

Prokurori, Simon Jones, i tregoi gjykatës se si u zhvillua drama në fillim të pjesës së dytë të ndeshjes.

McKechnie ishte në fushë për rreth 10 minuta ndërsa sigurimi u përpoqën ta largonin atë, tha Jones.

Louis McKechnie

Gjykata dëgjoi se ndeshja ishte shtyrë për 14 minuta pas ndërprerjes.

McKechnie ka qenë në paraburgim që nga korriku, kështu që tashmë ka vuajtur dënimin e tij. Ai gjithashtu u gjobit me 57 për hyrjen në fushë dhe është dënuar me tre vjet ndalim nga të gjitha ndeshjet e futbollit që zhvillohen në Premierligë dhe garat tjera shtetërore.

Lajme të ngjashme