Lidh veten në shtyllë për protestë ndaj karburantëve - ndërpritet ndeshja për disa minuta në Goodison Park
Një ngjarje e pazakont ka ndodhur sot në Goodison Park. Gjatë pjesës së dytë një tifoz bëri një gjest të rrezikshëm, ku u lidh për shtylle, si shenjë revolte dhe proteste ndaj nxjerrjes së naftës në Detin e Veriut.
Gjithçka ndodhi kur në një moment të caktuar një tifoz hyri në fushë dhe vendosi të lidh vetën për shtylle të portës. Një gjest që traumatizoi të gjithë, pasi u vlerësua si i rrezikshëm dhe në vetëvetë ishte i papritur. Gjithë këtë e beri me anë të përdorimit të një litari plastikeje, që e vendosi ngjitur me fytin e tij.
Ai hyri në fushë me një bluzë ku në mbishkrim lexohej fjalia "ndalojini karburantet". U nevojiten pajisjet si prerëset e bulonave që të ndihmonin ekipin e shpëtimit që t'i ofronte ndihmën e parë për t'u liruar nga litari që kishte lidhur vetëvetën. Krejt kjo situatë zgjati për afërsisht tetë minuta. Publiku asistoi në këtë skenë i hutuar, me plot asfiksim. Ndërhyrja e suksesshme dhe e shpejtë e mjekëve, forcave të rendit dhe mbikëqyrsve të sigurisë në fushë, qetësoi të pranishmit në Goodison Park dhe miliona të tjerë që asistuan në këtë ngjarje përmes mjeteve të informimit, pasi fotografitë qarkulluan menjëherë në rrjetet sociale.

Shprehimisht, pas tetë minutash ankth, zvarrur e larguan nga pozita ku ishte vendosur dhe e shoqëruan jashtë fushës së blertë. Loja filloi të luhet rregullisht mes Everton dhe Newcastle.

Gjithsesi, indiciet e para tregojnë që djaloshi i përket një grupi ambientalistësh, të cilët janë të angazhuar në betejën e tyre kundër nxjerrjes së naftës në Detin e Veriut. Ani pse jo e konfirmuar, të paktën drejt asaj piste çojnë informatat e para që vijnë nga shtypi britanik.