Akil Gjakova në mesin e xhudistëve që do të garojnë në Kampionatin Evropian në Kroaci
Edhe pse u arrestua me akuzat për “Dhunë në familje”, xhudisti Akil Gjakova do të merr pjesë në Kampionatin Evropian të Xhudos për Senior, që do të zhvillohet në Zagreb të Kroacisë.
Federata e Xhudos ka njoftuar emrat e xhudistëve/eve që do të marrin pjesë në këtë Kampionat Evropian, ku në mesin e tyre ndodhet edhe Akil Gjakova.
Përpos Gjakovës, për medalje do të garojnë edhe Distria Krasniqi, Flaka Loxha, Dardan Cena dhe Loriana Kuka.
Komunikata e plotë pa ndërhyrje:
“Me 25 deri me 27 prill 2024, mbahet Kampionati Evropian i Xhudos për Senior në Zagreb të Kroacisë
Nga Kosova do të garojnë:
Distria Krasniqi (-52 kg)
Flaka Loxha (-57 kg)
Akil Gjakova (-73 kg)
Dardan Cena (-73 kg)
Loriana Kuka (-78 kg)
Distria dhe Flaka ndeshen ditën e parë kurse ditën e dytë ndeshet Akili dhe Dardani, Loriana ndeshet ditën e tretë.
Në këtë kampionat marrin pjesë 47 shtete, me 427 garues, 240 meshkuj dhe 187 femra.
Ekipi kosovar është nën udhëheqjen e trajnerit dhe selektorit Driton Kuka dhe trajnerës Majlinda Kelmendi”, shkruhet ndër të tjera në komunikatë.