Akil Gjakova mposhtet në gjysmëfinale, por mbetet në garë për të bronztën
Xhudisti Akil Gjakova ka pësuar humbje në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, por mbetet në garë për medaljen e bronztë.
Kosovari u mposht nga numri 1 i botës, pra xhudisti i Azerbajxhanit Hidayat Heydarov.
Edhe pse ishte shumë më kërkues, Gjakova u mposht në "Golden Score" përmes një IPPONI të Heydarovit, që në momentin kur askush s'e priste arriti ta rrëzonte për ta fituar përballjen.
Gjakova mbetet në garë për medaljen e bronztë, mirëpo që tani duhet ta mposht numrin 2 të botës, pra xhudistin nga Japonia Hashimoto Soichi.