“Air Albania” do të jetë i stërmbushur, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Çeki - NACIONALE

“Air Albania” do të jetë i stërmbushur, shiten të gjitha biletat për ndeshjen Shqipëri – Çeki

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë do të jetë nikoqir i Çekisë në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Kuq e Zinjtë” janë duke “luftuar” për t’u ngritur në ligën A, mirëpo kanë nevojë për dy fitore në dy ndeshjet e nëntorit.

Shqipëria tani ka marrë edhe një lajm fantastik para përballjes së vështirë me Çekinë, ngase stadiumi në Tiranë do të jetë i stërmbushur.

FSHF-ja me anë të një komunikate zyrtare ka njoftuar tifozët se të gjitha biletat për derbin ndaj çekëve tashmë janë shitur.

Të shitura. Të gjitha biletat e ndeshjes Shqipëri – Çeki në Ligën e Kombeve janë shitur. Faleminderit tifozë!”, thuhet ndër të tjera.

Përndryshe, Shqipëria në grupin 1 të Ligës B së Ligës të Kombeve ka gjashtë pikë të mbledhura, aq sa ka edhe Gjeorgjia dhe një më pak se lideri aktual Çekia. Ukraina ndodhet në fund me katër sosh.

Lajme të ngjashme