"Ai nuk ka çfarë kishte te Napoli" - Capello akuzon Koulibalyn se po luan pa personalitet te Chelsea
Fabio Capello ka akuzuar qendërmbrojtësin Kalidou Koulibaly që po luan pa personalitet që kur iu bashkua Chelseas në afatin kalimtar veror.
Senegalezi zhvilloi 90 minuta të mërkurën dhe i ndihmoi "Bluve" të mbajnë portën e paprekur në fitoren 3:0 ndaj AC Milanit në Ligën e Kampionëve.
Pavarësisht rezultat pozitiv në "Stamford Bridge", Capello sugjeron se Koulibaly nuk është aq efektiv sa ishte te Napoli.
Ai tha për "Sky Sport Italia": "Te Chelsea ai nuk ka personalitet. Kur e ka topin në fushë, po heziton. Ai nuk është duke luajtur shpejtë, nuk është duke bërë atë çfarë bënte te Napoli".
"Te Napoli ai komandoi, erdhi përpara, bëri pasime të gjata, tani ka topin mes këmbëve, nuk di si të pasojë dhe gjithmonë pason të dikush që është vetëm disa metra larg".
"Aktualisht, ai po më befason mua. Mendoj se ka pasur personalitet të mirë dhe për Chelsean do të ishte shumë i rëndësishëm dhe do të shpërthente menjëherë. Por, për momentin nuk është ai", deklaroi Capello.

Koulibaly ka qenë titullar te Chelsea që kur arriti, edhe pse u la në stol në fitoren në vikend ndaj Crystal Palace (2:1) në Premierligë.
Ai gjithashtu mungoi ndaj Leicester Cityt në gusht, pasi u ndëshkua me dy karton të verdhë në humbjen e thellë 3:0 ndaj Leeds United.
Pasi la në stol Koulibalyn në sfidën ndaj Palace, trajneri Graham Potter tha për faqen zyrtare të Chelseas: "Kam qenë vërtet shumë i impresionuar me të. Si person është i sinqertë dhe kupton situatën se duhet të pres për të luajtur pak. Çdo lojtarë thonë se nuk janë të lumtur, por përgjigjësh kështu. Përgjigja e tij ishte fantastike, shumë punëtor, i sinqertë dhe është stërvitur vërtetë mirë".
"Ai ka ardhur nga një klub dhe shtet ku ka qenë shumë familjarë dhe i rehatshëm. Duke bërë hap në Premierligë nuk ka qenë e lehtë. Gjërat duhet të ndryshojnë në klub, prandaj nuk është situata perfekte për të, por është top lojtar. Me atë karakter, ai do të ketë rol të rëndësishëm për ne, kjo është e sigurt".
Ndërkohë, Chelsea do të përballet me një tjetër gabim me mbrojtësin Wesley Fofana që u lëndua në gju dhe u detyrua të largohet nga stadiumi me barela.
"Duhet ta skanojmë dhe të shohim si do të shkojë. Nuk dua atë spekuloj, por jemi të shqetësuar dhe shpresoj për më të mirën".
"Do ta mbështesim, por nuk e dimë. Nuk ka asgjë për të raportuar por për momentin ishte gjëja zhgënjyese e mbrëmjes", deklaroi Potter dje pas fitores ndaj Milanit.