"Ai nuk është racist" - Pasi e kritikoi publikisht, Fofana flet për Enzon dhe këngën kontroverse
Wesley Fofana këmbëngul se shoku i skuadrës te Chelsea, Enzo Fernandez, nuk është një racist, pasi mesfushori argjentinas kërkoi falje për këngën e kënduar me abuzime racore kur kombëtarja e tij triumfoi në Kupën e Amerikës.
Fofana ka pohuar se kolegu i tij në Chelsea thjesht kishte nevojë të mësonte se pse brohoritja që lojtarët e Argjentinës kënduan për francezët pas fitimit të Kupës së Amerikës ishte kaq e dëmshme. Komentet e mbrojtësit vijnë vetëm dy javë pasi ai e përshkroi këngën si "racizëm të pafrenuar" në rrjetet sociale.

Fernandez iu bashkua shokëve të tij të Chelseat në turneun e tyre parasezonal në Shtetet e Bashkuara të hënën. Sipas Daily Mail , 23-vjeçari kërkoi falje në një takim të ekipit dhe u zotua të kontribuojë në një bamirësi kundër diskriminimit dhe abuzimeve racore.

“E shihni Enzo është kthyer dhe jam i lumtur”, tha Fofana.
"Ne folëm së bashku. Unë shpjegova pse nuk më pëlqeu video. Ai shpjegoi veten. Ai më kërkoi falje sepse nuk donte të lëndonte fansat francezë apo askënd. Nuk e kuptoi kur e këndonte. Dhe unë i besoj atij. Sepse unë e njoh atë. E njoh Enzon. Ai nuk është racist. Është thjesht një video e keqe. Nuk është vetëm Enzo. Është ekipi argjentinas. Enzo është në video, por nëse ai do të ishte nga një vend tjetër, unë do të kisha postuar të njëjtën gjë. Por tani është bërë, është mirë. Jam i kënaqur me këtë situatë sepse ai më kupton, unë e kuptoj atë, ai tha më fal, i besoj dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Enzo është një lojtar i madh në Argjentinë. Shpresoj që kjo ta ketë edukuar sadopak, sepse sigurisht që është një kulturë ndryshe”.
Fofana vijoi duke këmbëngulur se është i prirur të largohet nga polemikat për të mirën e skuadrës.
“Nëse unë jam në njërën anë dhe Enzo është në anën tjetër dhe ne luftojmë çdo ditë ose nuk flasim ose nuk jemi të lumtur, në fushë atëherë ne nuk luajmë mirë”, tha ish-mbrojtësi i Leicester City, teksa shtoi "Nuk jam vetëm unë dhe Enzo. Është e gjithë skuadra. Është për këtë, që kemi biseduar. Është një klub i mirë."

Të kaltrit e Enzo Marescas do të përpiqen të përmirësohen pas një sezoni të vështirë para-sezonal - që përfshin një humbje 4:1 nga Celtic dhe një fitore 3:0 ndaj skuadrës meksikane, Club America me rezultat 3:0, ku Enzo Fernandez luajti në pjesën e dytë së bashku me Fofanan.