"Ai është në të kaluarën", Ten Hag thyen heshtjen dhe flet për CR7 - NACIONALE

"Ai është në të kaluarën", Ten Hag thyen heshtjen dhe flet për CR7

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Erik ten Hag thotë se Cristiano Ronaldo tani është në të kaluarën dhe skuadra është e fokusuar për të ardhmen.

Tekniku holandez komentoi për herë të parë situatën me portugezin, i cili muajin e kaluar në intervistën e tij tronditëse bëri me dije se s'ka respekt fare për të.

I pyetur nga ish prezantuesi i MUTV, Danny Webber për afatin kalimtar veror dhe si e ka menaxhuar largimin e Ronaldos, Ten Hag u përgjigj: "Ai ka shkuar dhe tani është e kaluara. Ne jemi duke shikuar përpara dhe për të ardhmen".

Ishte mjaftë e shkurtër duke marrë parasysh se Ronaldo në intervistë për Piers Morgan deklaron haptas se nuk ka respekt për Ten Hag.

Gjatë asaj kohe, Ronaldo akuzoi drejtuesit e Man Unitedit dhe Ten Hag që po e detyrojnë të largohen nga klubi, ku ndihet i tradhtuar.

"Unë nuk kam respekt për të (Ten Hag), sepse ai nuk ka shfaqur respekt për mua".

"Disa njerëz ata nuk më duan këtu, jo vetëm trajneri por dy apo tre të tjerë. Jo vetëm këtë vit, por as vitin e kaluar".

"Sinqerisht, unë nuk duhet ta them. Por shiko, nuk më intereson. Njerëzit duhet ta dëgjojnë të vërtetën. Ndihem i tradhtuar nga klubi".

Portugezi 'sulmoi' disa legjenda të klubit dhe lojtarët e rinj, ku pastaj iu ndërpre menjëherë kontrata dhe shkoi pa skuadër në Kupën e Botës me Portugalinë.

Ronaldo ka qenë i lidhur me kalimin te Al Nassr, ku u raportua se ishte marrëveshje e mbyllur për 500 milionë euro brenda tre viteve, sidoqoftë ai e mohoi një gjë të tillë.

"Jo, nuk është e vërtetë", raportohet se Ronaldo iu tha gazetarëve pas fitores së fundit ndaj Zvicrës.

Tani, ka raportime se Ronaldo nuk po e mendon kalimin në Arabinë Saudite, pasi preferon të luajë ende në Evropë, derisa po pret oferta nga një top klub.

Ndërkohë, sa i përket Man United, ata po konsiderojnë transferimin e talentit të Holandës, Cody Gakpo.

Lajme të ngjashme