“Ai e do klubin”, Jurgen Klopp e bën të qartë të ardhmen e Mo Salah
Trajneri Jurgen Klopp ka mohuar mundësinë që sulmuesi Mohamed Salah të largohet në verë, duke insistuar se egjiptiani e do klubin.
Por tekniku gjerman e bëri të qartë se nëse ndokush ka dyshime se a do të qëndrojë shkaku që s’luajnë në Ligën e Kampionëve, atëherë do t’i transferojë në klub të ri.
“Nëse ndonjë lojtar vjen dhe më thotë “oh, nuk u kualifikuam në Ligën e Kampionëve, unë do t’i largoj te ndonjë klub tjetër”.
“Do ta marrë çelësin, dhe do t’i thosha ‘eja në makinë, ku dëshiron të shkosh’”.
Mirëpo, sa i përket Salah – Klopp është i sigurt se anësori i djathtë nuk është duke e konsideruar largimin.
“Nuk kam shqetësime. Nuk kam lexuar asgjë që të dërgon në atë drejtim. Padyshim Mohamedit i pëlqen këtu dhe ishte pjesë e asaj çfarë thashë, çfarë kemi bërë”.
“Ai nuk tha ‘Më vjen keq çfarë bën ata djem, por duhet të shkoja me ta’... aspak. Është gjithçka në rregull”.
Salah pas fitores së Man Unitedit ndaj Chelseas shkroi se është plotësisht i shkatërruar dhe që ka zhgënjyer tifozët.
“Jam plotësisht i shkatërruar. Nuk ka asnjë arsyetim për këtë. Kishim gjithçka për t’u kualifikuar në Ligën e Kampionëve dhe dështuam. Ne jemi Liverpooli dhe kualifikimi në këtë kompeticion duhet të jetë minimumi. Më vjen keq por është tepër herët për një postim optimist”, kishte shkruar ai.

