Aguero: Barcelona s’bëri gjithçka për rikthimin e Messit
Ish sulmuesi Sergio Aguero ka thënë se Barcelona nuk ka bërë gjithçka për ta rikthyer Leo Messin.
Argjentinasi iu bashkua Inter Miamit pasi një rikthim te katalunasit ishte i komplikuar, duke lënë përfundimisht futbollin evropian.
Në një intervistë për ESPN, Aguero ka mbrojtur ish bashkëlojtarin duke deklaruar se ka bërë vendimin e duhur meqenëse Barcelona s’ka bërë gjithçka që është e mundur.
“Barcelona nuk bëri mjaftueshëm për rikthimin e Messit. Po, aty ishte problemi me La Liga-n dhe situata ekonomike, por Leo vendosi drejtë që nuk priti deri në sekondën e fundit si në vitin 2021”.
Përndryshe, Aguero ka treguar edhe një reagim qesharak të Leo Messit kur ai ia ka dërguar tabelën e MLS-së, ku Inter Miami renditet në fund.
“Fola me Messin dje, ia dërgova një mesazh dhe një fotografi të tabelës së Konferencës Lindore dhe i thashë: ‘Ekipi yt është në fund! Duhet ta ngriheni në vendin e 8-të apo 9-të!’”.
I pyetur se si reagoi fituesi i Kupës së Botës ndaj atij mesazhi, Aguero tregoi: “Messi shpërtheu në të qeshura dhe tha ‘duhet të futemi në play-off’”.
Shtatë ekipet e para në konferencat e MLS-së shkojnë automatikisht në play-off, derisa ato që përfundojnë në vendet tetë dhe nëntë shkojnë në rrethin Wild-Card.
Inter Miami është momentalisht gjashtë pikë larg këtij vendi me një ndeshje më pak të zhvilluar.
Thuhet se Messi do të debutojë për Miamin më 21 korrik kundër Cruz Azul

