Reagimi i Messit kur Aguero i thotë se ekipi i tij i ri ndodhet në fund të tabelës - NACIONALE

Reagimi i Messit kur Aguero i thotë se ekipi i tij i ri ndodhet në fund të tabelës

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sergio Aguero ka zbuluar se Lionel Messi kishte shpërthyer në të qeshura kur i ishte dërguar një fotografi e renditjes së Inter Miamit në fund të tabelës në Konferencën Lindore të MLS-së.

Klubi nga Florida kishte një edicion sfidues më 2023, duke e larguar edhe trajnerin Phil Neville.

Megjithatë, Miami ka arsyeje për të shpresuar tani, pasi shtatë herë fituesi i Topit të Artë Lionel Messi do t’i bashkohet klubit në fund të këtij muaji, pasi t’i mbarojë marrëveshja me Paris Saint-Germain më 30 qershor.

Në Miami do të ketë shumë punë, sepse ai do t’i bashkohet një ekipi i cili i ka fituar vetëm 15 pikë në 16 ndeshje këtë sezon – duke i humbur 11 prej tyre.

Aguero është siguruar që t’ia bëjë me dije menjëherë bashkëvendësit të tij se çfarë e pret në MLS.

“Fola me Messin dje, ia dërgova një mesazh dhe një fotografi të tabelës së Konferencës Lindore dhe i thashë: ‘Ekipi yt është në fund! Duhet ta ngriheni në vendin e 8-të apo 9-të!’” tha Aguero për ESPN.

I pyetur se si reagoi fituesi i Kupës së Botës ndaj atij mesazhi, Aguero tregoi: “Messi shpërtheu në të qeshura dhe tha ‘duhet të futemi në play-off’”.

Shtatë ekipet e para në konferencat e MLS-së shkojnë automatikisht në play-off, derisa ato që përfundojnë në vendet tetë dhe nëntë shkojnë në rrethin Wild-Card.

Inter Miami është momentalisht gjashtë pikë larg këtij vendi me një ndeshje më pak të zhvilluar.

Besohet se Messi do të debutojë për Miamin më 21 korrik kundër Cruz Azul.

Lajme të ngjashme