Agjenti tregon arsyen pse Andre Onana refuzoi Tottenham dhe Chelsean për Man United
Portieri Andre Onana refuzoi Tottenhamin dhe Chelsean për t’iu bashkuar Manchester Unitedit, kështu thotë agjenti i tij.
27-vjeçari kompletoi kalimin në “Old Trafford” në një marrëveshje 50+5 milionë euro, derisa debutoi të mërkurën në humbjen 2:0 nga Real Madridi.
Pas largimit të David de Geas, “Djajtë e Kuq” zgjodhën të nënshkruajnë me kamerunasin, me negociatat që vazhduan për disa javë.
Sidoqoftë, agjenti i portierit Albert Botines tregoi se kanë pasur oferta në tavolinë edhe nga Chelsea dhe Tottenhami, mirëpo zgjodhi “Djajtë e Kuq” shkaku i Ten Hagut.
“E tëra nisi para disa muajve. Gjatë muajit prill, nisin kërkesat për lojtarin. Tottenham kërkoi informacione Chelsea gjithashtu kishte interesim shumë të fortë”.
“Ishin disa takime në Londër dhe Chelsea edhe u takua me Interin mirëpo Ten Hag ishte çelësi”.
“Jemi duke punuar për t’u përballur me trajnerë të shkëlqyer si Guardiola dhe të provojmë të fitojmë tituj me Man Unitedin”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Ten Hag dha lëvdata të mëdha për paraqitjen e Onanas, pavarësisht që pranoi dy gola të bukura të shënuara nga Jude Bellingham dhe Joselu.
Man United ndeshjen e radhës pritet ta zhvillojë ndaj Borussia Dortmundin, me Onanan që më shumë gjasë do të jetë titullar.