Agjenti konfirmon se Dani Olmo qëndron te Barcelona pavarësisht problemeve për regjistrim - NACIONALE

Agjenti konfirmon se Dani Olmo qëndron te Barcelona pavarësisht problemeve për regjistrim

1 vit më parë

nga NACIONALE

Agjenti i Dani Olmos ka konfirmuar se lojtari do të qëndrojë te Barcelona, pavarësisht që apeli i dytë për regjistrim u refuzua.

Olmo iu bashkua katalunasve nga RB Leipzigu për 50 milionë funte, sidoqoftë ekipi s’po arrin ta regjistrojë shkaku i problemeve financiare për pjesën e dytë të sezonit.

Raportimet e fundit thonë se Barcelona mund ta humbë Olmon falas, me Manchester Cityn dhe Unitedin që kanë shprehur interesim.

Megjithatë, agjenti i Olmos, Bara, ka konfirmuar se spanjolli synon të qëndrojë te katalunasit.

Vendimi është marrë nga Dani që të qëndrojë te Barcelona sepse e do klubin. Nuk konsiderojmë opsione tjera. Dani dëshiron të luaj për Barcelonën”.

Barcelona ndërkohë të martën konfirmoi se kanë aplikuar për ta regjistruar Olmon dhe Victor.

FC Barcelona informon se aplikuan për licencën që lojtarët Daniel Olmo dhe Pau Victor të regjistrohen në Federatën Spanjolle”.

Mbetet të shihet se si do të jetë përgjigja e Federatës Spanjolle në ditët në vijim.

Lajme të ngjashme