Agjenti i Kudus: Kishim marrëveshje me Chelsean por ata bën një ofertë qesharake drejt Ajaxit
Chelsea dështoi ta transferonte Mohammed Kudus shkaku që bëri një ofertë qesharake, kështu thotë agjenti i lojtarit.
Kudus u largua nga Ajax në verë për t’iu bashkuar West Hamit në një marrëveshje 41.5 milionë euro, plus 3 milionë euro bonuse.
Sidoqoftë, agjenti i lojtarit nga Gana Jennifer Mendevewitsch ka zbuluar se Kudus i ishte ofruar PSG-së, derisa kishin marrëveshje me Chelsean por “Blutë” e Londrës bën një ofertë qesharake rreth 15 deri në 20 milionë euro.
“Ai (Kudus) donte të largohej dhe nuk ishin 50 mijë klube që donin mesfushor dhe mund ta paguanin”.
“Sigurisht, e ofruam profilin e tij te PSG. Tani është zgjedhje e klubit nëse nuk duan të vazhdojnë përpara. Të gjitha klubet kanë të drejtë të vendosin nëse s’e duan dhe të provojnë një profil tjetër”.
“Është turp sepse Kudus do të përshtatej më së miri. Kishim arritur marrëveshje me Chelsean, por marrëveshja nuk ndodhi”.
“Kudus foli me trajnerin (Pochettino), por në fund nuk ndodhi. Nuk ndodhi sepse Chelsea bëri një ofertë qesharake te Ajaxi”.
“Nuk kishte ndonjë ofertë tjetër. Në fakt, Chelsea veproi kështu me shumë lojtarë duke bërë oferta të ulëta duket e ditur se klubet do ta refuzonin”.
“E vërteta është se ata ishin fokusuar te transferimi i Caicedos, ku e përdoren të gjithë energjinë. Ishte një kontratë e madhe pasi ishte për kohë të gjatë shkaku i fair-playit financiar”.
“Por, nuk ishte zgjedhje e lojtarit. Në aspektin sportiv do të ishte e komplikuar për të. Shkaqet s’ishin më së miri por kur vjen një klub si Chelsea është vështirë të refuzohet”, deklaroi ai.