Agjenti i Dragusin: S’më besohet që e refuzoi Bayernin për Tottenhamin
Agjenti i mbrojtësit Radu Dragusin e ka pranuar se kanë zgjedhur Tottenhamin para Bayern Munichut.
Mbrojtësi i Genoas do të udhëtojë së shpejti për në Londër për të nënshkruar kontratën me gjigantët holandez.
Klubi italian kishte pranuar të dy ofertat, si të Tottenhamit ashtu edhe të Bayernit, kësisoj gjithçka ishte në dorën e rumunit. Ky i fundit vendosi t’i qëndrojë besnik marrëveshjes paraprake me londinezët duke refuzuar gjigantin gjerman.
“Nuk mund ta besoj se e refuzoi Bayern Munichun. Morëm vendimin në ora 8 të mëngjesit. Ishte zgjedhje e vështirë sigurisht, Bayern e donte shumë dhe bëri ofertë mbrëmë. Kishte më shumë para nga Bayerni, por ai tha se është në hapat e duar të karrierës”.
“Qëndram zgjuar tërë natën. Nuk kam fjetur fare. Mbetem për të shikuar cilat ishin avantazhet dhe disavantazhet. Napoli dhe AC Milani e donin. Por, ai ka ëndërruar të luajë në Premierligë që kur ishte i ri”.
“Në një pikë Tottenham ishin larg asaj që kërkonte Genoa, por e thashë se nëse klubet kanë arritur marrëveshje atëherë do të zgjidhnim Tottenhamin. Tottenham bëri përpjekje më të madhe”, deklaroi ai për “gsp.ro”.
Kësisoj, Dragusin do të synojë së bashku me Tottenhamin që ta sigurojë top katërshen.