Agjenti: Gjithçka ishte e kryer për Allegrin te Reali, por pastaj zgjodhi Juventusin - NACIONALE

Agjenti: Gjithçka ishte e kryer për Allegrin te Reali, por pastaj zgjodhi Juventusin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjenti Giovanni Branchini është kthyer të flet se si dështoi trajneri Max Allegri ta merrte drejtimin e Real Madridit.

Tekniku italian ishte shumë afër që të nënshkruante me “Los Blancos”, por pastaj vendosi të rikthehet te Juventusi.

Agjenti i tij ka shpjeguar së fundmi se gjithçka kishte qenë e kompletuar me klubin madrilen, ku mungonte vetëm firma e Allegrit. Por, pastaj për arsye familjare trajneri vendosi të qëndronte në Torino.

Gjithçka ishte kompletuar. Nëse do të nënshkruante, Allegri do të ishte trajner i Real Madridit”.

Në fund, me vdekjen në zemër, vendosi të mos firmoste. Një vendim i dhimbshëm për të dy”.

Ai nuk nënshkroi për një klub tjetër që i ofroi më shumë, por zgjodhi të qëndronte në Itali sepse çështja e familjes dhe propozimi i Juventusit për t’u kthyer përkonin. Ai zgjodhi të mos largohej nga Torino”.

Agjenti ndër të tjera shtoi se do të ishte ëndërr për të dhe Allegrin nëse do ta merrte drejtimin e 14 herë kampionit të Evropës.

Real Madridi është një klub fantastik, me profesionistë të jashtëzakonshëm. Ishte një ëndërr për Allegrin dhe për mua gjithashtu, sinqerisht do të kishte qenë një kënaqësi e madhe profesionale, por arsyeja pse nuk u nënshkrua ishte aq njerëzore dhe serioze sa të gjithë duhej ta pranonim”.

Allegri ndërkohë pritet të largohet nga Juventusi në fundin e sezonit, me Mottan që vlerësohet si favorit për ta zëvendësuar.

Lajme të ngjashme