Agjenti e pranon: Antony nuk shkoi te Liverpooli shkaku që Mo Salah rinovoi - NACIONALE

Agjenti e pranon: Antony nuk shkoi te Liverpooli shkaku që Mo Salah rinovoi

1 vit më parë

nga NACIONALE

Agjenti i Antony e ka pranuar se Liverpooli e kishte konsideruar brazilianin si zëvendësuesi i Mohamed Salah në vitin 2022.

Antony, tani pjesë e Unitedit ishte parë nga Jurgen Klopp si pasuesi adekuat i Mo Salah, me këtë të fundit që ishte pranë largimit.

Sidoqoftë, egjiptiani në fund ndryshoi mendje duke e rinovuar kontratën kësisoj Antony mbeti në Ajax, e një vit më vonë kaloi te rivali i përbetuar, United.

“Aktualisht është e vërtetë. Jurgen Klopp e konsideroi si shënjestër për Liverpoolin në vitin 2022”.

Salah pastaj e rinovoi kontratën dhe marrëveshja nuk ndodhi për këtë arsye”, tha ai.

Liverpooli mund të mbetet i kënaqur që nuk investoi aq shumë para për Antony, ngase braziliani ka dështuar keq që kur iu bashkua Unitedit, duke qenë ndër transferimet me të dobëta në historinë e 20 herë kampionit të Anglisë.

Antony në përgjithësi ka regjistruar dy paraqitje në Premierligë këtë sezon, por nuk ka kontribuar me gol ose asistim.

Lajme të ngjashme