Agim Ademi gënjeu publikisht në RTK për letrën e UEFA-s, Nacionale zbulon letrën
Presidentini Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, e mohoi me mburrje drejtpërdrejt në Radio Televizionin e Kosovës se UEFA i kishte dërguar letër për ta kërkuar pezullimin e tij nga posti.
Duke folur në emisionin sportiv AS në RTK, Ademi këmbënguli se një letër e tillë nuk ekziston dhe se do të bëhej publike nëse do të ekzistonte.
“Nuk ka asnjë letër nga UEFA e as nuk ka kërkuar ky institucion pezullimin tim asnjëherë. Nëse dikush e ka atë letër, lë ta bëjë publike”, tha Ademi në RTK.
Ishte ish sekretari i FFK-së, Eroll Salihu që në një televizion lokal para disa javëve kishte thënë që UEFA e ka suspenduar Ademin nga posti i FFK-së dhe i kishte dërguar letër zyrtare, por që ky i fundit e ka fshehur.
“Procedura disiplinore ishte hapur nga një gjykatëse e Turqisë. Unë kam thënë se nuk ka asnjë letër në Federatë. Faktikisht, ky [Ademi] e kishte fshehur edhe prej meje. Komisioni disiplinor i UEFA-së e ka dënuar me dy vite e gjysmë largim nga të gjitha funksionet e futbollit për shkelje të rënda të parimeve të futbollit”, ishte atëherë deklarata e Salihut.
E kjo deklaratë është shumë e vërtetë. Gazeta Nacionale e ka siguruar letrën e UEFA-së që dëshmon të kundërten e asaj që tha Ademi para disa orëve.



“Të ndalohet z. Agim Ademi nga ushtrimi i çdo veprimtarie në lidhje me futbollin deri më 31 dhjetor 2022”.
“Duke u shpallur fajtor nga një gjykatë kombëtare e apelit për një vepër penale (që rezulton me një dënim me burg prej nëntë muajsh) që nuk përputhet me funksionin e tij si President i një Shoqate Anëtare të UEFA-s dhe anëtar i UEFA-s. Komiteti i HatTrick-ut”, shkruhet në letrën e UEFA-së.