Afati i verës ende s’ka mbaruar për Milanin, vazhdon negociatat për Ekitiken e PSG-së
AC Milan po vazhdon të diskutojë me PSG-në për një marrëveshje huazimi të talentit Hugo Ekitike.
Sipas gazetarit Ginaluca di Marzio, “Rossonerët” po tentojnë ta bindin PSG-në ta lejojë francezin të huazohet për një sezon pa opsion blerje.
Milan ndërkohë do të konsideronte huazimin me opsion blerje, por për momentin nuk mendojnë ta blejnë përfundimisht 21-vjeçarin.
Ekitike tashmë kërkohet nga disa skuadra të mëdha, por do të ishte i hapur për kalimin te shtatë herë kampioni i Evropës shkaku i pjesëmarrjes në Ligën e Kampionëve.
#Milan, si ragiona con il #Psg per il prestito di #Ekitike: la situazione https://t.co/KF93E66GGr
— Gianluca Di Marzio (@DiMarzio) August 22, 2023
Problemi tjetër në këtë marrëveshje mbetet paga e lartë e lojtarit me Milanin që shpreson se PSG-ja t’ia paguajë një pjesë të pagës së lojtarit.
Ekitike mund t’i përshtatej për mrekulli sistemit të Milanit me trajnerin Stefano Pioli që preferon të luajë në sistemin 3-5-2, ku ai do ta kishte një vend të sigurt pranë Olivier Giroud.
PSG e bleu Ekitiken në korrikun e vitit të kaluar për 28.5 milionë euro plus bonuset, por që sezoni nuk shkoi ashtu siç pritej pasi shënoi vetëm 10 gola në 26 paraqitje në Ligue 1.
Përpos Ekitike, AC Milan vazhdon të ketë interesim edhe për huazimin e yllit shqiptar Armando Broja nga Chelsea.