AEK-u po i kthehet në makth Thomas Strakoshës: Portieri kundërshtar i shënon nga porta në portë
Portieri Thomas Strakosha është duke bërë paraqitje dëshpëruese vazhdimisht që kur iu bashkua skuadrës greke AEK.
Strakosha ka bërë tani gafën e javës, duke pranuar gol nga portieri kundërshtar, pra diku 100 metra largësi.
Portieri mysafir goditi nga porta e tij, me shqiptarin që bëri një intervenim të tmerrshëm, duke e lënë topin të hynte në portë.
Për më shumë, shikoni këtë gol të çmendur që e ka pranuar: VIDEO
Ognjen Čančarević, FC Noah's goalkeeper, took a shot from his own goal and put it into the net to make it 2-1 for FC Noah against AEK.
— 🇭🇷 (@TheCroatianLad) August 6, 2024
Yes, you heard it right. FC Noah's goalkeeper scored.
With 15 minutes left to go, AEK are currently down 2-1. 🚨pic.twitter.com/haLEs90qsB
Ndërkohë, që kur iu bashkua AEK-ut, Strakosha ka pranuar plot gjashtë gola në tre paraqitje për kualifikueset e Ligës së Konferencës.