AC Milan vendos rekord, fiton mbi 9 milionë euro vetëm nga biletat në Ligën e Kampionëve
AC Milan ka vendosur një rekord në shitjen e biletave për rikthimin e raundit të 16-të në Ligën e Kampionëve.
"Rossonerët" pas nëntë viteve arritën kualifikimin në raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve, ku pas kaq shumë viteve pritje, stadiumi "San Siro" u stërmbush nga tifozët.
Siç raporton gazeta italiane "Gazzetta dello Sport", shtatë herë fituesi i Ligës së Kampionëve ka shitur mbi 74 mijë bileta, ku ka fituar hiç më pak se 9 milionë, e 133 mijë e 842 euro.
Çmimi i një bilete raportohet të jetë rreth 122.
📰 #Gazzetta: Record. Milan's return to the last 16 of the Champions League after nine years brings more than 74,000 fans to the San Siro and the club's revenues are staggering: 9,133,842 euros, to be precise. Almost 122 euros per ticket on average. pic.twitter.com/8Oe55m5yD4
— Milan Posts 🏆🇮🇹 (@MilanPosts) February 14, 2023
Kështu, Milan ka vendosur një rekord të ri në këtë aspekt derisa edhe janë duke triumfuar me rezultat 1:0 ndaj Spurs.