AC Milan e rrit ofertën për Marcus Thuram
Sipas “Corriere dello Sport”, AC Milan e ka rritur ofertën për sulmuesin Marcus Thuram dhe tani klubi italian është optimist se do ta mposhtë PSG-në në garë.
Thuram është prioritet i “Rossonerëve” për ta përforcuar sulmin pasi Zlatan Ibrahimovic njoftoi pensionimin.
Francezi do të jetë agjent i lirë në verë meqenëse kontrata me Borussia Monchengladbach i skadon më 30 qershor dhe vazhdon të jetë në listën e disa top klubeve evropiane.
PSG, Barcelona dhe RB Leipzig kanë shprehur interesim për djalin e legjendës Lilian, mirëpo klubi francez është parë si kundërshtari më i rrezikshëm për Milanin në këtë garë.
Sidoqoftë, tani situata ka ndryshuar me shtatë herë kampionin e Evropës që janë optimist se do të nënshkruajnë me 25-vjeçarin falë ofertës së përmirësuar.
Një aspekt tjetër që po e ndihmon Milanin është projekti që i kanë ofruar lojtarit pasi do të jetë ketë rol kyç në aspektin ofensivë, gjë që PSG s’mundet t’ia ofrojë shkaku i yjeve të tjerë si Kylian Mbappe.
Përpos kësaj, PSG ende nuk e ka zgjedhur trajnerin e ri derisa Milan nuk ka bërë ndryshime duke ia besuar pozitën Stefano Piolit.