AC Milan e do Pulisicin si pasues të Diazit - NACIONALE

AC Milan e do Pulisicin si pasues të Diazit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

AC Milan thuhet se është i interesuar për të nënshkruar me sulmuesin e Chelseas, Christian Pulisic, që pritet të largohet nga “Stamford Bridge” në afatin e verës.

Trajneri i ri Mauricio Pochettino synon një ndryshim të madh brenda skuadrës dhe amerikani është një nga futbollistët që do të shitet.

Siç raporton gazetari italian Gianluca di Marzio, AC Milan ka shprehur interesim për shërbimet e Pulisicit dhe duan të shfrytëzojnë kontratën e tij që skadon më 2024 për ta bindur për kalimin në “San Siro”.

Gjiganti italian e sheh Pulisicin si pasuesi adekuat i Brahim Diazit që do të rikthehet te Real Madridi pas tre viteve.

Ish ylli i Man Cityt ka pasur efekt të rëndësishëm në Itali duke fituar titullin me Milanin në Serie A në vitin 2022, por raportimet sugjerojnë se nuk ka asnjë klauzolë lirimi.

Përpos Pulisicit, Milan është duke provuar edhe transferimin e mesfushorit Ruben Loftus-Cheek, që do të bëhet agjent i lirë verën e radhës.

Dyshja mund të jenë vetëm disa largime nga Chelsea, meqenëse edhe mesfushori N’Golo Kante është afër ta ndjek rrugën e Cristiano Ronaldos dhe Karim Benzemas në Arabinë Saudite.

Gjëra të mëdha u priten nga Pulisic kur iu bashkua Chelseas nga Borussia Dortmund në vitin 2019 për 55 milionë funte, mirëpo aspak nuk u përshtat në Premierligë me 26 gola dhe 21 asistime ë 145 paraqitje.

Shkaku i lëndimeve amerikani edhe zhvilloi minutazhë të ulët sezonin e kaluar, duke qenë vetëm tetë herë titullar.

Lajme të ngjashme