“Absolutisht perfekt për Liverpoolin”: Ish-trajneri i Szoboszlait thotë se hungarezi nuk ka nevojë për kohë që të përshtatet në Premierligë
Ish-ndihmës trajneri i Hungarisë beson se Dominik Szoboszlai është lojtari i duhur për Liverpoolin dhe do ketë ndikimin e tij në skuadër që nga fillimi, duke mos pasur nevojë paraprakisht për pak kohë të përshtatet me skuadrën e re.
Giovanni Costantino, ish-ndihmës trajner i kombëtares hungareze, ka shprehur besimin maksimal në përshtatshmërinë e Szoboszlai për Liverpool, duke deklaruar se ai është "absolutisht i përsosur" për klubin. Trajneri beson se Szoboszlai nuk do të ketë nevojë për kohë për t'u përshtatur me ashpërsinë e Premierligës, duke theksuar potencialin e tij të jashtëzakonshëm.
"Shiko, nuk besoj në atë që njerëzit thonë "Dominikit do t'i duhet pak kohë për t'u përshtatur në Premierligë", tha ai për Daily Mail. "Unë mendoj se ai do të ketë një ndikim që në fillim."

"Mentaliteti i tij për të marrë numrin tetë është një përgjegjësi e madhe dhe ai nuk ka frikë nga përgjegjësia, kështu që ai ka nevojë vetëm për mbështetjen e tifozëve që janë të pabesueshëm. Jam i sigurt se tifozët do ta pëlqejnë atë që në fillim, sepse ai është lloji i lojtarit që bën tifozët të jenë të kënaqur me stilin e tij të lojës”, shtoi ai për aftësinë e të riut.
.jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
Costantino e ka trajnuar Szoboszlai me ekipin kombëtar midis viteve 2018 dhe 2022 gjatë viteve të tij të formimit. 22-vjeçari ishte blerja e dytë verore nga Liverpooli pas Alexis Mac Allister. Hungarezi përfundoi një lëvizje prej 70 milionë eurosh nga RB Leipzig këtë verë.

I riu ka qenë tashmë kapiten i ekipit kombëtar dhe mbërrin në Anfield pasi ka fituar dy herë radhazi Kupën e Gjermanisë me RB Leipzig në Gjermani. Hungarezi do t'i bashkohet të kuqve për parasezon pas pushimeve të tij.
