Zyrtare: Liverpool nënshkruan me Dominik Szoboszlai - NACIONALE

Zyrtare: Liverpool nënshkruan me Dominik Szoboszlai

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Liverpool ka kompletuar transferimin e mesfushorit me tipare ofensive, Domniik Szoboszlai nga RB Leipzigu.

“Reds” akivizuan klauzolën e blerjes në vlerën e 70 milionë euro për hungarezin, që udhëtoi në Angli që të kompletojë testet mjekësore dhe tani është zyrtarizuar.

“Liverpool FC ka kompletuar nënshkrimin e Dominik Szobsozlai nga RB Leipzig”.

“Mesfushori hungarez bëhet transferimi i dytë i Reds pasi arriti marrëveshje dhe kompletoi testet mjekësore, duke ndjekur hapat e Alexis Mac Allister”, shkroi gjiganti anglez në komunikatë.

Ndërkohë, 22-vjeçari deklaroi se është tejet i lumtur dhe mezi pres ta tregojë kualitetin në fanellën e kuqe.

Është vërtetë shumë mirë. I shijova ditët e fundit dhe jam duke shikuar t’i njoh të gjithë më mirë”.

Tre apo katër ditët e fundit kanë qenë shumë të gjata, nuk ishte lehtë. Por në fund jam i lumtur dhe mezi pres t’ia nisi”.

Klubi historik, lojtarë të mirë, trajner i shkëlqyer, gjithçka është mirë. Për mua ishte perfekt për të bërë hapin e radhës në këtë klub. Tifozët, stadiumi, gjithçka është mirë”.

Szoboszlai arriti në “Anfield” pas dy vite e gjysmë te Leipzigu, ku bëri 91 paraqitje në të gjitha garat.

Lajme të ngjashme