Abraham reagon për interesimin e Portugalisë për Mourinhon - NACIONALE

Abraham reagon për interesimin e Portugalisë për Mourinhon

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Sulmuesi i Romës, Tammy Abraham se insiston se është nder që Kombëtarja e Portugalisë e dëshiron si trajner Jose Mourinhon.

Ish përzgjedhësi Fernando Santos u largua nga pozita e kryetrajnerit pas eliminimit nga çerekfinalen e Kupës së Botës "Katar 2022".

68-vjeçari kaloi tetë vite në kreun e Portugalisë duke i ndihmuar ta fitojnë Kampionatin Evropian në vitin 2016 dhe Ligën e Kombeve në vitin 2019.

Një ndër pasueset e mundshëm ishte Mourinho dhe Abraham lidhur me këtë për "Gazzetta dello Sport" deklaroi: "Ai është trajner i mirë dhe sigurisht të gjithë e duan atë. Është nder që një shtet i rëndësishëm si Portugalia e kërkon atë".

"Jam i sigurt që trajneri është i fokusuar te Roma. Kemi lexuar shumë gjëra, por nuk biseduam lidhur me to dhe Mourinho gjithnjë ka provuar të na bëjë të përmirësohemi, jemi të fokusuar në këtë edicion", deklaroi ai.

Ish trajneri i disa klubeve elitare si Tottenham, Man United, Chelsea, Real Madrid, Inter dhe Porto konsiderohet si hero në Portugali derisa në të kaluarën ka deklaruar se e ka ëndërr të jetë në kreun e kombëtares.

Abraham arriti te Roma në vitin e njëjtë si Mourinho, derisa ka shënuar 27 gola edicionin e kaluar.

Duke folur si lojtar nën urdhrat e Mourinhos, anglezi shtoi: "E kam thënë në të kaluarën, për mua ta kem atë është si të kem një dajë".

"Gjithmonë kështu e kam parë trajnerin, Ai është pikë reference dhe dëshiron të nxjerrë më të mirën nga unë, prandaj me motivon në të gjitha mënyrat".

"Ai më thotë se kur nuk luaj mirë, por edhe kur bëj mirë se nuk është i kënaqur. Kjo gjë më duhet. Një trajner që më mbron mua".

Përpos Portugalisë, edhe kombëtarja e Brazilit e vlerëson Mourinhon si një trajner i mundshëm pas dorëheqjes së Tites pas eliminimit nga Kupa e Botës.

Lajme të ngjashme