Abraham i lumtur te Roma por nuk e përjashton kthimin në Chelsea: Vetëm zoti e di të ardhmen
Sulmuesi i Romës, Tammy Abraham, thotë se është i lumtur te Roma në Serie A, por që nuk e përjashton një mundësi kthimi në Londër te Chelsea, duke thënë se vetëm zoti e di të ardhmen.
Abraham iu bashkua Romës nga Chelsea në vitin 2021 në një marrëveshje me vlerë 40 milionë euro dhe shijoi një sezon mbresëlënës debutues në Serie A, duke shënuar 17 herë në elitën e futbollit italian. Transferimi i sulmuesit përfshin një klauzolë kthimi që do t'i lejojë të kaltrit ta ri-nënshkruajnë atë për 68 milionë £ apo 83 milionë euro në verën e vitit 2023, dhe ai tani ka folur për të ardhmen e tij.
.jpg?format=jpg)
"Për mua fokusi im është të bëj pikërisht atë që bëra vitin e kaluar këtu," i tha ai gazetares Ojora Babatunde kur u pyet për klauzolën e kthimit. "Jam i lumtur këtu, ekipi është i mirë, trajneri është i mirë. Qyteti, tifozët, jam i lumtur. Vetëm Zoti e di të ardhmen."
25-vjeçari deri më tani është duke i gjetur golat më me vështirësi se në sezonin e tij të parë me Romën, ku ka shënuar vetëm dy gola në 10 paraqitje në të gjitha garat për skuadrën e Jose Mourinhos.
.jpg?format=jpg)
Ndërkohë, të kaltrit e Londrës duken të etur për të forcuar sulmin e tyre. Chelsea bëri një afrim për Rafael Leao të Milanit në verë dhe gjithashtu thuhet se dëshiron të sjellë Christopher Nkunku të RB Leipzig, pasi që po vuajnë në fazën sulmuese.
Sulmuesi ka kaluar katër ndeshje pa gol për Romën, por do të shpresojë të rikthehet në listën e golave të dielën kundër Lecces në Serie A.
Vlera e lojtarit tani për momentin në transfermarkt, është 50 milionë euro, por që kthimi i tij në Chelsea është i rregulluar me klauzolën e përmendur më lartë.
.jpg?format=jpg)
Sulmuesi i Kombëtares angleze deri më tani për Romën ka zhvilluar 63 paraqitje, duke shënuar 29 gola dhe shtatë asistime, nga të cilët 19 gola dhe gjashtë asistime i ka bërë në Serie A.
Kontrata e tij aktuale me Romën skadon në verën e vitit 2026, pasi në vitin 2021 nënshkroi marrëveshje pesëvjeçarë.
