"A ta qes gjygymin e çajit o shpirt?" - Andin Lokaj habit me komentim të çuditshëm gjatë ndeshjes
Komentatori i njohur kosovar, Andin Lokaj, gjatë komentimit të ndeshjes Getafe – Celta Vigo, 11 ditë më parë në kuadër të La Ligës, ka përdorur disa fraza aq sa qesharake, por edhe të çuditshme.
Teksa ishte një kundërsulm për Getafen në minutat shtesë të ndeshjes, lojtari i skuadrës vendase e humbi mundësinë për ta çuar topin në rrjetë dhe z.Lokaj filloi me talljet e tij, me të cilat tashmë jemi mësuar.
“Dhe tani mundësia për kundërsulm.... allo allooo....uuuu...hajde mundësia... eeeee a me ta qit gjygymin e çajit o shpirt, a mos po don filaxhanin e prince kafes me ta servu, a e meriton? Qe po, do ta servojm!”
Vetëm pak minuta më herët, po në të njëjtën ndeshje, Andin Lokaj bëri edhe një tallje tjetër, tani me lojtarin e Celta Vigos, i cili u kap nga kamerat duke rregulluar flokët.
“Frymëmarrje... Pacienza... rregulloje, rregulloje, rregulloje se nuk ka mbetur asgjë tjetër veç se me rregullu frizuren loqka.”
Frazat e tij sa të çuditshme, aq edhe qesharake tashmë janë në veshin e çdo dëgjuesi, pasi që në çdo ndeshje që ai është në komentim, pritet një gjë e tillë.
