A po kthehet Aguero nga pensionimi? Ish-ylli i Manchester Cityt tregon të vërtetën pas raportimeve - NACIONALE

A po kthehet Aguero nga pensionimi? Ish-ylli i Manchester Cityt tregon të vërtetën pas raportimeve

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-lojtari i Barcelonës e ylli i Manchester Cityt, Sergio Aguero, ka folur rreth raportimeve për të që thonin se argjentinasi do të kthehet nga pensionimi.

Legjenda e Qytetarëve vendosi të varë këpucët në dhjetor 2021 teksa ishte në Barcelonë, pasi u diagnostikua me një sëmundje të zemrës. Kohët e fundit, ish-kolegu i tij nga Manchester City, Carlos Tevez – i cili menaxhon skuadrën kryesore argjentinase, Independiente – i dërgoi një ftesë të hapur Agueros duke e kërkuar që ai të rikthehej në fushë.

Aguero Zabaleta Tevez

Tevez shprehu dëshirën për të nënshkruar me ish-shokun e tij teksa u tha gazetarëve: "Kush nuk dëshiron ta ketë Kun? Fillimisht unë si shok skuadre dhe tani si trajner. Edhe nëse janë 10 ose 15 minuta."

Që atëherë është raportuar se Aguero ka rënë dakord të stërvitet me Independiente, gjë që tani është konfirmuar si e rreme nga vet lojtari, ndërsa gjithashtu shtoi në Twitch se do të duhej të konsultohej me kardiologun e tij përpara se të merrte ndonjë vendim për t'u kthyer në lojë.

“Është krejtësisht një gënjeshtër, nuk do të stërvitem me Independiente”, tha ish-reprezentuesi argjentinas. "Ndonjëherë shpiken gjëra. E ritheksoj që kardiologu tha që jam mirë dhe se është e rëndësishme që jam mirë me shëndet. Por për t'u kthyer në stërvitje në nivelin e Kategorisë së Parë do të më duheshin shumë analiza."

Sergio Aguero uses his Twitch stream to respond to Barcelona transfer rumors - Dexerto

Aguero doli nga sistemi i të rinjve të Independientes përpara se të bënte debutimin e tij profesional për klubin në vitin 2003. Ai kaloi dy vjet në El Rojo përpara se të transferohej në Atletico Madrid, ku tregoi cilësitë e vërteta të një sulmuesi të klasit botëror.

Skuadra e Tevez aktualisht është e treta në ligën e tyre pas shtatë xhirove të para në kampionat, ku kanë arritur të grumbullojnë 13 pikë. Ata do të shihen në veprim të shtunën kundër Argentinos Juniors në një ndeshje të ligës.

Lajme të ngjashme