45 minutat e para: Roma me një lojtar më pak në epërsi të dyfishtë ndaj Milanit - NACIONALE

45 minutat e para: Roma me një lojtar më pak në epërsi të dyfishtë ndaj Milanit

1 javë më parë

nga NACIONALE

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të kthimit në kuadër të çerekfinaleve të Ligës së Evropës.

Roma që kishte epërsinë 1:0 nga ndeshja e parë, tani me një lojtar më pak është duke fituar 2:0 në Olimpico ndaj Milanit, duke çuar rezultatin e përgjithshëm në 3:0, kur kanë mbetur edhe 45 minuta për t'u zhvilluar.

Gianluca Mancini në minutën e 12-të dhe Dybala në të 22-tën shënuan për skuadrën e De Rossit.

Zeki Çelik mori karton të kuq për një ndërhyrje nga prapa të panevojshme, duke lënë tashmë skuadrën për minutat në vazhdim pa një lojtar.

Në anën tjetër West Ham United po fiton ndaj Bayer Leverkusen, me këta të fundit që nuk kanë humbje këtë sezon.

Skuadra gjermane që fitoi titullin e parë në histori të klubit në Bundesliga, ka epërsinë nga ndeshja e parë, por tani është duke humbur 1:0 me golin e vetëm të shënuar nga Antonio në minutën e 13-të.

Liverpooli është rrugës së mirë për të përmbysur rezultatin, ani pse i nevojiten edhe dy gola të tjerë.

Atalanta fitoi 3:0 në Anfield, ndërsa sot në Bergamo të vetmin gol e ka shënuar Salah nga penalltia dhe rezultati momental i përgjithshëm kur kanë mbetur edhe 45 minuta lojë, është 3:1.

Ndeshja tjetër mes Benficës e Marseilles, pjesa e parë u mbyll pa gola, me skuadrën portugeze që ka fituar 2:1 ndeshjen e parë.

Lajme të ngjashme