45 minutat e para: Pa gola në BayArena, Roma në epërsi ndaj Milanit, Atalanta po e befason Liverpoolin - NACIONALE

45 minutat e para: Pa gola në BayArena, Roma në epërsi ndaj Milanit, Atalanta po e befason Liverpoolin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Evropës, ku Bayer Leverkusen po barazon pa gola me West Ham, Roma në epërsi 1:0 ndaj Milanit, ndërsa Atalanta po e befason Liverpoolin me rezultat të njëjtë.

Milani ishte për një nuancë skuadër më e mirë në fushë me disa raste të krijuara, por Roma ishte ajo që realizoi.

Një rivënie nga këndi dhe Mancini e dërgoi skuadrën nga kryeqyteti italian në epërsi me golin me kokë të shënuar në minutën e 17-të dhe me rezultatin 1:0 u mbyll pjesa e parë.

Befasi e ëmbël sot është Atalanta që po fiton ndaj Liverpoolit, ndonëse ndeshja po zhvillohet në Angli.

Scamacca ka shënuar golin e vetëm në 45 minutat e para, kur çoi skuadrën italiane në epërsi 1:0 në minutën e 38-të.

Bayer Leverkusen ende nuk ka arritur ta zhbllokojë ndeshjen ndaj West Ham, me 45 minutat e para që u mbyllën pa gola, ndërsa Benfica është në epërsi 1:0 ndaj Marseilles me golin e Rafa Silvas në minutën e 16-të.

Lajme të ngjashme